Turneu i “ATP Shanghai” po futet në një fazë mjaft interesante.
Në ditën e pestë të eventit, u prodhuan shumë rezultate suprizuese. Lorenzo Musetti u eliminua nga kompeticioni pas humbjes me rezultatin 2-0 (6-3, 6-4) nga rivali nga Tajvani, Yu Hsiou Hsu.
Një ndeshje që u dominua nga 24-vjeçari me të dyja setet që nuk patën shumë histori.
Nga ana tjetër Musetti vazhdon serinë e rezultateve negative në turnet ATP dhe Slam, duke mos pasur vazhdimësi.
Surprizat nuk mbaruan këtu, pasi danezi Holger Rune i dha lamtumirën eventit.
Teksa humbi thellë ndaj amerikanit Brandon Nakashima me rezultatin 2-0 (6-2, 6-0).
20-vjeçari nuk la shenjë në asnjë moment në këtë ndeshje, duke u larguar shumë shpejt nga Shanghai.
Ndërkohë, Ben Shelton eliminoi me lehtësi spanjollin Munar, ndërsa Hurkacz kaloi me vështirësi në raundin tjetër pasi mundi australianin Kokkinakis.
Turneu i “ATP Shanghai” është eventi i radhës i turneve parapërgatitorë për Slam.