Jannik Sinner është finalisti i dytë i Vienna Open, pasi mundi Andrey Rublev me rezultatin 2-0 në gjysmëfinale, me setet që i fitoi 7-5 dhe 7-6 për 1 orë e 45 minuta.
Në setin e parë Sinner pati dominim total, me Rublev që u duk shumë i tensionuar nga fundi.
Ndërsa seti i dytë ishte edhe më i balancuar, por në fund tenisti italian ia doli që të triumfonte.
Pas këtij triumfi Sinner shkon në finale, ku e pret Medvedev, me këtë të fundit që fitoi në gjysmëfinale ndaj Tsitsipas.
Kjo është fitoja e 55-të sezonale e Jannik, që bëhet italiani me më shumë suksese në një sezon, duke kaluat Barazzutti, me 54 fitore në vitin 1978.