Momente paniku gjatë ndeshjes së tenisit mes austriakut Dominic Thiem dhe australianit James McCabe, sfidë e vlefshme për turneun e Brisbane (Australi).
Një gjarpër helmues ka hyrë në fushën e lojës, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta.
Një person që merret me gjarpërinjtë u lajmërua dhe arriti të largojë gjarprin, duke theksuar se ai është gjarpri i dytë me helmues në botë.
Zvarraniku u pikas nga disa spektatorë, teksa ishte fshehur në anën e fushës, kur u dha alarmi dhe loja u ndal. Gjithsesi, gjithcka përfundoi pa të lënduar.