Organizatorët e turneut ‘Geneva Open’ kanë bërë të ditur se Novak Gjokoviq ka pranuar një ftesë, për turneun në Zvicër nga 18 deri më 25 maj.
“Tenisti serb Gjokoviq tashmë i njohur për skandale nga Australia deri tek provokimet kundër Kosovës me mbishkrime dhe deklaratat shoveniste”, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Nga ana tjetër, ka reaguar mediumi serb “Telegraf.rs”, duke shkruar: “Shqiptarët sulmuan në mënyrë skandaloze Novak Gjokoviqin para mbërritjes së tij në Zvicër".
“Dikujt padyshim që e shqetësonte fakti që Gjokoviq do të vinte në Zvicër, ndaj media vendase në gjuhën shqipe “Le Canton 27” publikoi një artikull skandaloz në të cilin Novak flitet në kontekstin e mesazhit që ai dërgoi pas fitores së tij kundër Aleksandër Kovaçeviçit në edicioni i vitit të kaluar i Roland Garros”, shkruan “Telegraf.rs”.