Shorti i Wimbledonit, “malore” për Sinnerin

Tenis

Shorti i Wimbledonit, “malore” për Sinnerin

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

U hodh mesditën e së premtes shorti për turneun e tretë Slam të vitit 2024, Wimbledon.

Në prag të kompeticionit që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, tenistët njohën kundërshtarët e tyre.

Fati nuk ishte me Jannik Sinner, që pavarësisht një nisje në raundin e parë me Yannick Hanfmann, mund të gjejë në raundin e dytë bashkëkombësin e tij italian, Matteo Berrettini. Ky i fundit, nga ana e tij do të sfidojë hungarezin Marton Fucsovics, i cili rezultatin më të mirë ka një çerekfinale të vitit 2021.

Tjetër gjë mund të thuhet për një emër të radhës favorit për këtë turne, Carlos Alcaraz.

Spanjolli do të nisë rrugën e tij drejt finales ditën e hënë, ku do të përballet ndaj tenistit nga Estonia, Mark Lajal. Një ndeshje më se e kalueshme për 21-vjeçarin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat