Në Londër, ku po zhvillohet grand slam i Wimbledon, ka nisur raundi i tretë.
Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj Miomir Kecmanovic, duke avancuar në raundin e katërt.
Pas 4 orësh lojë fiton edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-2 (5-7, 6-2, 4-6, 7-6, 6-2) francezin Frances Tiafoe. Në raundin e tretë shkon edhe amerikani Tommy Paul e bullgari Grigor Dimitrov.
Te femrat, fitore pa shumë mund për amerikanen Cori Gauff, numrin 3 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-0) Sonay Kortal. Fiton edhe tenistja italiane Jasmine Paolini, që avancon më tej së bashku me spanjollen Paola Badosa.