Eliminohet numri 1 në botë për femra

Tenis

Eliminohet numri 1 në botë për femra

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 19:09
Iga Swiatek

Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në grand slam-in e Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër. Surpriza më e madhe është eliminimi i numrit 1 në botë për femra, Iga Swiatek.

Ajo u mund 2-1 nga Yulia Putinseva, duke u dorëzuar shumë shpejt nga ky turne.

Në raundin e katërt avancon tenistja kazake Elena Rybakina, që mundi 2-0 danezen Caroline Wozniacki.

Fiton edhe teniastja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 Ons Jabeur të Tunizisë. Më tej kualifikohen edhe amerikania Danielle Collins, estonezja Jelena Ostapenko, cekja Barbora Krejcikova e rusja anna Kalinskaya.

Te meshkujt, fitore të vështirë korri serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Alexei Popyrin. Fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mposhti 3-0 Cameron Norrie. Nuk zhgënjen rusi Daniil Medvedev, që mposhti 3-1 Jan Struff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat