Medvedev kalon në gjysmëfinalet e Wimbledon

Tenis

Medvedev kalon në gjysmëfinalet e Wimbledon

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 19:34
Jannik Sinner

Jannik Sinner eliminohet në çerekfinalet e Wimbledon, pasi u mposht me rezultatin 3-2 nga Daniil Medvedez.

Setet u mbyllën me rezultatet 6-7, 6-4, 7-6, 2-6, 6-3, me ndeshjen që përfundoi pas 3 orë e 54 minuta lojë.

Sinner e nisi mirë këtë përballje, duke fituar setin e parë, megjithatë Medvedev u kundërpërgjigj me triumfin në dy sete radhazi, në të katërtin ishte sërish italiani ai i cili fitoi, duke bërë që gjithçka të vendosej në setin e fundit, me rusin që kaloi në fazën gjysmë finale të Wimbledon.

Pas këtij triumfi, Medvedev shkon në gjysmëfinale, ku do të presë fituesin e ndeshjes Paul-Alcaraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat