Sinner zbulon shkakun e humbjes

Tenis

Sinner zbulon shkakun e humbjes

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 13:47
Jannik Sinner

Jannik Sinner ishte humbësi i madh i ditës së martë në turneun Wimbledon, që po transmetohet në SuperSport/DigitAlb. Tenisti italian u mposht me rezultatin 3-2 nga rusi Daniil Medvedev, në një ndeshje e cila zgjati për rreth 4 orë.

Sfida ishte tejet e balancuar, me duelin që u vendos vetëm në setin e fundit. Pas ndeshjes, Sinner nuk e fshehu zhgënjimin dhe theksoi se për në këtë përballje nuk ishte në nivelin më të mirë të mundshëm:

“Këtë mëngjes nuk ndihem mirë. Kisha disa probleme, por edhe lodhja bën të vetën. Ishte shumë e vështirë. Fizioterapisti më sugjeron të merrja më shumë kohë për të qenë në formë. Vështirësitë fizike ndikuan në këtë ndeshje.

I pyetur nga gazetarët pas takimit, numri 1 i botës deklaroi se nuk e mendonte tërheqjen nga përballja. Ashtu siç ndodhi dy vite më parë.

“Nuk e mendova tërheqjen, pavarësisht se nuk ndihesha në këtë sfidë.

Madje u surprizova që e zgjata ndeshjen më shumë. Nuk doja një tjetër tërheqje siç ndodhi para dy viteve.

Nuk është e lehtë ta pranoj si situatë. Falënderoj publikun për mbështetjen dhe shtysën në këtë çerekfinale”, Jannik Sinner.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat