Tenistja italiane Jasmine Paolini dhe ajo çeke Barbora Krejcikova, janë dy finalistet e grand slam-it të Wimbledon për femra. Ky është turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër.
Për Paolini kjo është finalja e dytë radhazi pasa asaj të Roland Garros, por hera e parë në Wimbledon. Në gjysmëfinale, numri 7 në botë, mundi 2-1 (2-6, 6-4, 7-6) kroaten Donna Vekic, një fitore me përmbysje për Paolini.
Në gjysmëfinalen tjetër, çekja Barbora Krejcikova mposhti 2-1 kazaken Elena Rybakina (3-6, 6-3, 6-4). Edhe kjo një fitore me përmbysje për çeken, numri 31 në botë, që ka fituar Roland Garros në vitin 2021.
Por, ashtu si Paolini edhe për Krejcikova kjo është hera e parë që luan në finalen e Wimbledon.
Ndaj, të shtunën kemi një finale historike. Sot luhen dy gjysmëfinalet e meshkujve: Medvedev-Alcaraz dhe Musetti-Gjokoviq.