Përsëritet finalja në Londër

Tenis

Përsëritet finalja në Londër

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 15:01
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz, ndoshta edhe më shumë se patrioti i tij i madh, Rafael Nadal, është i paracaktuar për lavdinë, dhe ja ku është sërish një hap larg saj.

Pasi u bë “numri 1” i botës më i ri në histori, dhe më i riu që realizoi fitoren e tre Grand Slam-eve në tri sipërfaqe të ndryshme dhe tanimë “iberike” arriti të siguronte një tjetër finale, të Ëimbledon.

Në barin londinez, ai pati një gjysmëfinale të fortë ndaj rusit Daniil Medvedev, por sërish vullneti dhe karakteri i 21-vjeçarit bënë diferencën, me Alcaraz që fitoi, 3:1 me rezultatin e seteve 6:7, 6:3, 6:4 e 6:4.

Rivali luftoi ashpër dhe fitoi setin e parë, madje me “tie-break”, 7-6, por pastaj u lëshua në të dytin, dhe nuk mundi ta ndalonte djaloshin nga Alikante në dy setet e tjera.

Kështu, tenisti “Iberik” është në finalen e dytë radhazi, ndërsa është kampion në fuqi në Londër, teksa pasi doli kampion në “Rolland Garros”, ai arriti finalen e dytë Grand Slam në një vit, hera e parë që ia del.

E diela e finales është e veçantë, pasi siç e tha vetë Alcaraz, është edhe dita e finales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë. Ku i dihet, “Furitë e Kuqe” mund të marrin dy tituj, gjithsesi, për këtë duhet mundur Novak Gjokoviqin.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat