Paolini “bie” në finale, Krejcikova ballëlart

Tenis

Paolini “bie” në finale, Krejcikova ballëlart

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 19:28
Barbora Krejcikova

Finalja e femrave në Wimbledon mes Barbora Krejcikova dhe Jasmine Paolini dhuroi një spektakël të vërtetë. Ishte tenistja çeke ajo që në 1 orë 56 minuta, triumfoi ndaj italianes me shifrat 2-1.

Në setin e parë, Krejcikova dominoi totalisht duke e mbyllur atë me rezultatin 2-6. Por, në setin pasardhës, Paolini gjeti forcën për të reaguar dhe ja ktheu çekes me të njëjtën “monedhë”, duke fituar 6-2.

Në setin final, tenistja çeke e “theu” Paolinin njëherë gjatë shërbimeve të saj, por aq i mjaftoi 28-vjeçares për të fituar 4-6 dhe për t’iu gëzuar titullit numër dy Grand Slam, teksa tre vite më parë në 2021-shin, çekja kishte triumfuar edhe në Roland Garros.

Nga ana tjetër, Paolini duhet të mjaftohet me vendin e dytë dhe mbetet ende në kërkim të titullit të parë Grand Slam në karrierë, teksa në këtë vit po ashtu doli e dyta edhe në Roland Garros.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat