Alcaraz e “demolon” Gjokoviqin në setin e parë

Tenis

Alcaraz e “demolon” Gjokoviqin në setin e parë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 16:00
Carlos Alcaraz

Ka përfunduar seti i parë i finales së Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve mes Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokoviq.

Tenisti spanjoll e mbylli me fitore setin fillestar 6:2 ndaj tenistit serb.

Ishte një set i dominuar nga 21-vjecari, që e kufizoi Gjokoviqin në vetëm 2 game të fituar.

Kujtojmë se tenisti që arrin tri sete i pari, shpallet fitues i këtij edicioni në Wimbledon.

Vitin e kaluar, Carlos Alcaraz e kishte mposhtur pikërisht Gjokoviqin në finale, për ta fituar për herë të parë këtë Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat