Ka përfunduar seti i parë i finales së Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve mes Carlos Alcaraz dhe Novak Gjokoviq.
Tenisti spanjoll e mbylli me fitore setin fillestar 6:2 ndaj tenistit serb.
Ishte një set i dominuar nga 21-vjecari, që e kufizoi Gjokoviqin në vetëm 2 game të fituar.
Kujtojmë se tenisti që arrin tri sete i pari, shpallet fitues i këtij edicioni në Wimbledon.
Vitin e kaluar, Carlos Alcaraz e kishte mposhtur pikërisht Gjokoviqin në finale, për ta fituar për herë të parë këtë Grand Slam.