Tenisti 21-vjeçar spanjoll Carlos Alcaraz është fitues i grand slam-it të Wimbledon për meshkuj për vitin 2024.
Në fushat me bar të Londrës, ai mundi sot pasdite 3:0 (6-2, 6-2, 7-6) në finale serbin Novak Gjokoviq..
Një ndeshje e dominuar nga Alcaraz, që mbron titullin e fituar një vit më parë, duke e fituar për të dytën herë këtë turne. Ky është grand slam i katërt në karrierë për talentin spanjoll, i destinuar të thyejë rekorde.
Në 2 orë e 27 minuta lojë, Alcaraz dhuroi spektakël në fushë, duke dominuar në dy setet e para.
Gjokoviq kërkon të rihapë ndeshjen në setin e tretë, por pa sukses, pasi dorëzohet në “tie break”.