Tenisti spanjoll mbërrin në kuotën e katër trofeve

Tenis

Tenisti spanjoll mbërrin në kuotën e katër trofeve

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 19:07
Carlos Alcaraz e Rafael Nadal

Carlos Alcaraz fitoi para pak ditësh trofeun e dytë në Wimbledon teksa mposhti në finale Novak Gjokoviq.

Tenisti spanjoll mbërrin në kuotën e katër trofeve Grand Slam në total edhe pse është vetëm 21-vjeç.

Patrioti i tij dhe një nga legjendat më të mëdha të tenisit, Rafael Nadal, shprehet se Alcaraz nga ky moment e mbrapa do të jetë pretendenti kryesor për të triumfuar në çdo event.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që Alcaraz do të bëhet një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti. Ai ka shumë potencial. Sigurisht, në jetë ndodhin edhe të papritura e nuk dihet kurrë, por nëse më pyesni sot se çfarë do të bëjë Alcaraz në karrierë, ju përgjigjem se ai do të bëjë gjëra të mëdha.

Sot për sot, nuk ka shumë tenistë të aftë që mund ta mundin atë. Në këtë moment, Alcaraz niset si favorit në çdo kompeticion pavarësisht terrenit në të cilin luan. Unë e di se kur Alcaraz e ndjen veten që po luan në nivelin maksimal, atëherë e kupton edhe vetë që është i pamposhtur”, u shpreh Alcaraz.

Kujtojmë se Alcaraz dhe Nadal do të luajnë së bashku në Lojërat Olimpike të Parisit, me dyshen që do të përfaqësojë Spanjën dhe që do të tentojë të marrë medaljen e artë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat