Nadal: Historia ime nuk do të përfundojë në Paris

Tenis

Nadal: Historia ime nuk do të përfundojë në Paris

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:59
Rafael Nadal

Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk do të jenë turneu i fundit në karrierën e tenistit spanjoll Rafael Nadal.

Fituesi i 22 grand slam në karrierë, ka konfirmuar se do të luajë në gusht në US Open, turne të cilin e ka fituar 4 herë.

Në Olimpiadën e Parisit, Nadal do të përfaqësojë vendin e tij si në lojën teke ashtu edhe në atë dyshe (bashkë me Carlos Alcaraz). Më pas, mëngjerashi do të përgatitet për US Open (26 gusht-8 shtator), ku është regjistruar.

Tenisti 38-vjeçar ka fituar katër herë në karrierën e tij turneun Flushing Meadoës, e fundit prej të cilave në vitin 2019 në finale me Medvedev. Herën e fundit që ai luajti në turneun nju-jorkez ishte në vitin 2022.

"Historia ime nuk do të përfundojë në Paris", tha Nadal.

Ndërkohë, dje u bë rikthimi i madh: Nadal luajti ndeshjen e tij të parë teke që nga 27 maji, duke mposhtur Leo Borg (djali i Bjorn Borg) 6-3, 6-4 në Nordea Open në Bastad të Suedisë. Ai nuk ka mbajtur një raketë që nga humbja e tij në raundin e parë ndaj Alexander Zverev në Roland-Garros.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat