Deari, kampion i ri në Maqedoninë e Veriut

Tenis

Deari, kampion i ri në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 12:16
Shëndrit Deari

Shëndrit Deari është kampion i ri tenisit në Maqedoni, pasi që në finale e madhe mundi Stefan Micovin me 2-1 në sete, ose 6-1, 1-6 dhe 6-4 në geme.

Tenisti nga Gostivari ishte në formë të jashtëzakonshme në 5 ditët e kaluar të turneut shtetëror në tenis, duke dominuar konkurrencën drejt kreut të tenisit vendor.

Deari në gjysmëfinale mundi Dimitar Grabullin me 2-1 në sete, ose 6-4, 3-6 dhe 6-3, për tu hakmarrë për disfatën e vitit të kaluar në finale e turneut shtetëror.

Në fakt, atë përballje Shëndrit Deari e dorëzoi për shkak të lëndimit, andaj fitorja në gjysmëfinale vetëm konfirmoi faktin se tenisti nga Gostivari është në formë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat