Coco Gauff i bashkohet LeBron James si mbajtëse e flamurit

Tenis

Coco Gauff i bashkohet LeBron James si mbajtëse e flamurit

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 16:43
Coco Gauff

Tenistja amerikane Coco Gauff do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë së hapjes në Paris pasi së bashku me LeBron James do të mbajnë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“As që më shkonte ndër mend të mbaja flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një event si ky.

Jam krenare për këtë mundësi që po më jepet”, tha Gauff pasi iu komunikua se do të ishte mbajtëse e flamurit së bashku me yllin e NBA.

20-vjeçarja merr pjesë për herë të parë në Lojrat Olimpike pasi fitoi Grand Slam-in e parë të karrierës, US OPEN, shtatorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat