Sinner tërhiqet nga Lojërat Olimpike

Tenis

Sinner tërhiqet nga Lojërat Olimpike

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 19:15
Sinner

Numri një në botë Jannik Sinner (22) nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit për shkak të një gripi.

Sinner njoftoi tërheqjen e tij nga Lojërat në llogarinë e tij në Twitter.

“Jam i trishtuar t’ju informoj se fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Pas një jave të mirë stërvitjeje në fushën me dhe, fillova të ndihesha keq. Kam kaluar disa ditë duke pushuar dhe kur shkova për një kontroll, mjeku zbuloi që kisha infeksion të bajameve dhe më këshilloi fuqimisht që të mos luaja.

“Mosmarrja pjesë në Lojërat është një zhgënjim i madh sepse ishte një nga objektivat e mia kryesore këtë sezon. Isha i entuziazmuar për nderin e përfaqësimit të vendit tim në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.

“Fat të mbarë për të gjithë atletët italianë që do t’i mbështes nga shtëpia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat