Probleme me bajamet

Tenis

Probleme me bajamet

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një ditë para fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, ka deklaruar tërheqjen e tij nga eventi olimpik. Ai nuk ishte nisur me delegacionin për shkak të një problem shëndetësor dhe sot konfirmoi mungesën e tij.

Jannik Sinner njoftoi tërheqjen e tij për shkak të bajameve. “Me hidhërim ju njoftoj se fatkeqësisht nuk do të mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit. Pas një jave të mirë stërvitjeje fillova të mos ndihem mirë.

Kalova disa ditë duke pushuar dhe gjatë ekzaminimit mjeku gjeti bajamet dhe ai këshilloi të mos luaj”, tha Sinner.

“Është një zhgënjim i madh duke qenë se ishte një nga qëllimet e mia kryesore për këtë sezon, të përfaqësoj vendin tim në këtë event shumë të rëndësishëm. I uroj fat të gjithë sportistëve italianë që do të mbështes nga shtëpia”, tha më tej numri 1 në botë, fitues i Australian Open këtë vit.

Në vend të tij do të jetë Andrea Vavassori. Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve të tenisit ishte 8 korriku. Për këtë arsye Sinner mund të zëvendësohet vetëm nga një tenist që tashmë është pjesë e kontingjentit italian. Edhe tri vite më parë, Sinner u tërhoq nga Olimpiada e Tokios, asokohe i dëmtuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat