Dua Lipa takon tenistët e rinjë të Kosovës

Tenis

Dua Lipa takon tenistët e rinjë të Kosovës

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 12:34
Tenistët

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor “Sunny Hill”, takoi dje tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa.

Dua realizoi dhe foto me tenistët e rinj të vendit tonë.

"Ylli botëror i muzikës, e jona Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor Sunny Hill, takoi tenistët e rinjë të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Çika e Kosovës, Dua që si 15 vjeçare u shpërngul e vetme në Londër është storie suksesi e punës, talentit, angazhimit dhe vuajtjes personale të saj dhe të familjës Lipa.

Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis.

Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj.

Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa", njofton FTK.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat