Do të përballen sërish me njëri-tjetrin dy vjet pas herës së fundit!
Nadal kundër Gjokoviq, për të gjashtëdhjetën - dhe ndoshta të fundit - herën. Me gjithë problemin në këmbën e majtë, i përjetshmi Rafa mundi hungarezin Marton Fucsovics me rezultatin 6-1, 4-6, 6-4 për pak më shumë se dy orë e gjysmë lojë.
Nadali i sotëm dukej larg formës së tij më të mirë, por diferenca në vlerat teknike dhe mbi të gjitha në atmosferë në fushë ishte e mjaftueshme për t'i garantuar të paktën një ndeshje më shumë - dhe çfarë ndeshjeje - në Parisin e tij të dashur.
Në ndeshjet e mëparshme Gjokoviq kryeson 30 me 29. Të dy do të përballen sërish me njëri-tjetrin dy vjet pas herës së fundit, pas fitores së Rafës në katër sete në çerekfinalet e Roland Garros 2022.