Rafael Nadal nuk shkoi më shumë se raundi i dytë në tenis në kuadër të Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Paris të Francës.
Pas sfidës së humbur ndaj një prej rivalëve më të mëdhenj në karrierën e tij, Nadal u shfaq i nervozuar në konferencë.
Tenisti nga Mallorca, u ngacmua nga një “pyetje” për momentin në të cilin do të tërhiqet nga sporti dhe iu kthye gazetarit duke i thënë se nuk mund t’i bëjnë gjithmonë të njëjtën pyetje sa herë ai shfaqet para mediave.
“Çdo ditë e njëjta pyetje. Më pyesni gjithnjë se kur do të tërhiqem. Unë do të mundohem të bëj më të mirën time çdo ditë, kur të vendos të tërhiqem do ta mësoni të gjithë. Nuk mund që pas çdo ndeshje të më prisni me të njëjtën pyetje.
Unë e ka shijuar të gjithë karrierën time, në këto dy vitet e fundit kam hasur në shumë dëmtime.
Nëse e ndjej se nuk mund të konkurroj sërish, atëherë do të tërhiqem dhe do t’ju njoftoj. Por, e përsëris derisa sa të vij ai moment, nuk mund të më bëni të njëjtën pyetje çdo herë”, u shpreh Nadal.