E pret dueli me Tommy Paul

Tenis

E pret dueli me Tommy Paul

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 18:54
Alcaraz

Carlos Alcaraz kualifikohet lehtësisht në çerekfinalen e turneut olimpik. Në fazën e 1/16-ave tenisti spanjoll mundi Roman Safiullin me rezultatin 2-0 me sete (6-4,6-2).

Numri tre i botës hyri dominues në ndeshje, duke fituar tri “game” e  para të ndeshjes.

Safiullin (i renditur si numrin 66) u kundërpërgjigj duke fituar dy të radhës, me rezultatin që shkoi në 3-2.

Pesë “game”-et e fundit të setit hapës u ndanë tri për Alcaraz dhe dy për Safiullin dhe rezultati përfundimtar ishte 6-4.

Në të njëjtën mënyrë nisi edhe seti i dytë, me një 2-0 për spanjollin. Rusi, pa u dorëzuar, megjithatë fitoi dy nga tre “game”-et e radhës, por Alcaraz fitoi tri të fundit dhe vulosi setin 6-2.

Alcaraz, i cili merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, tani do të përballet me amerikanin Tommy Paul (numri 13 në botë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat