Eliminohet favoritja Swiatek

Tenis

Eliminohet favoritja Swiatek

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 18:38
Swiatek e Zheng

Eliminohet favoritja Swiatek, kinezja Zheng kualifikohet në finale!

Iga Swiatek i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike dhe largohet pa medalje të artë nga Parisi.

Numri një në renditjen botërore të tenisit për femra si dhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në Paris, u eliminua në gjysmëfinale nga kinezja Qinwen Zheng, që zë vendin e 7-të në renditjen botërore.

Sfida që zgjati 1 orë e 51 minuta u fitua nga tenistja kineze me rezultatin 2-0 (6-2 7-5). Në finale Qinëen Zheng do të ndeshet me fituesin e sfidës Schmiedlova-Vekic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat