Alcaraz siguron gjysmëfinalet e turneut të tenisit

Tenis

Alcaraz siguron gjysmëfinalet e turneut të tenisit

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 15:19
Alcaraz

“Mbreti vdiq, rroftë mbreti”. Pas eliminimit të Rafael Nadal, rekordmend absolute në “Roland Garros”, një tjetër spanjoll është shumë pranë kurorëzimit në fushat me dhe të kuq të tenisit në Paris.

Karlos Alkaraz konfirmoi edhe një herë veten si favorit në garën për medaljen e artë të Lojrat Olimpike, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e turneut individual.

Spanjolli, kampion I freskët e Grand Slem në Umbëlldon mundi 2-0 me sete amerikanin Tomi Pol.

Alkaraz dominoi në setin e parë, duke e mbyllur atë 6-3.

Në të dytin erdhi reagimi i rivalit të tij, që e çoi lojën deri në tie-break, por në fund u dorëzua në shifrat 7-6.

Në gjysmëfinalet e tenisit individual për meshkuj në “Lojrat Olimpike”, Karlos Alkaraz do të përballet me kanadezin, Auger-Aliasim, I cili mban vendin e 19-të në klasifikimin botëror.

Nuk zhgënjen as Novak Gjokoviç, që gjithashtu siguroi një vend në gjysmëfinale pas mundi 2-0 me sete grekun Stefanos Cicipas.

Numri 2 I botës mori setin e parë 6-3, por më pas vuajti, deri sa mbylli sfidën me tie-break. E gjitha kjo për shkak të një dëmtimi në gju, që rrezikon shumë Novak Gjokoviç në gjysmëfinalen e “Paris 2024” që do ta luajë kundër italianit, Lorenco Museti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat