Alkaraz synon medaljen e artë olimpike

Tenis

Alkaraz synon medaljen e artë olimpike

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 14:22
Alkaraz

Asnjë surprizë në turneun individual të tenisit për meshkuj në “Lojrat Olimpike”, që risjell një finale që jemi mësuar ta shohim shpesh kohët e fundit.

Pas atyre Grand Slem në “Roland Garro” në vitin 2023 dhe Uimbwlldon vetëm pak javë më parë, Novak Gjokoviq dhe Carlos Alkaraz do të përballen sërish në fushat me dhe të kuq të Parisit, këtë herë për medaljen e artë olimpike.

Carlos Alkaraz kishte siguruar më parë kualifikimin, pasi në sfidën e tij gjysmëfinale mundi po 2-0 kanadezin, Auger-Aliasim.

Spanjolli dominoi duke i lejuar rivalit të tij vetëm dy game në ndeshjen që zgjati vetëm 1 orë e 16 minuta.

Asnjë problem për spanjollin, që mbylli setin e parë 6-1.

Me të njëjtin rezultat vendosi edhe të dytin dhe kualifikimin për në finalen e turneut individual për meshkuj në Paris 2024, që do të përcaktojë edhe medaljen e artë në këtë disiplinë.

Carlos Alkaraz rrit ndjeshëm kuotat e tij si pretendent, ndërsa kërkon medaljen e parë të artë olimpike në karrierën e tij, që njeh vetëm ngjitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat