Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, ka humbur në finale të Paris 2024, duke u mposhtur nga tenisti Novak Gjokoviq.
Finalja zgjati gati tre orë dhe rezultati ishte 7-6 (7-3) 7-6 (7-2), ndërsa ky takim u zhvillua përpara një turme të madhe në Paris.
Të dy setet shkuan në ‘tiebreak’, ku Alcaraz nuk ia doli ta fitojë asnjërin duke iu dashur të kënaqej me medaljen e argjendtë.
Alcaraz duhet të pres tani edhe katër vit tjera që të rrëmbejë medaljen e artë.