Nadal tregon arsyen pse nuk merr pjesë në US Open

Tenis

Nadal tregon arsyen pse nuk merr pjesë në US Open

Nga: K.G. Më: 8 gusht 2024 Në ora: 15:50
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, nuk do të luajë në Grand Slam-in e fundit të sezonit - US Open.

Nadal hoqi dorë, dhe ka shkruar në rrjetet sociale se nuk është 100 për qind gati.

"Përshëndetje të gjithëve, po ju shkruaj sot për t'ju informuar se nuk do të marr pjesë në US Open këtë vit, një vend që kam kujtime të shkëlqyeshme.

Do të më mungojnë netët speciale.

Unë nuk mendoj se jam gati të jap 100 për qindshin këtë herë”, shkroi Nadal.

US Open është planifikuar të fillojë nga 26 gushti dhe të përfundojë më 8 shtator..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat