Alcaraz sfidon Sinnerin: Dua t’i marr fronin dhe të jem sërish numri 1 në botë

Tenis

Alcaraz sfidon Sinnerin: Dua t’i marr fronin dhe të jem sërish numri 1 në botë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 12:42
Alcaraz sfidon Sinner

Carlos Alcaraz nis sfidën për Jannik Sinner.

Spanjolli, pas një vere plot suksese nuk ka ndërmend të ndalet dhe synon të bëhet “numri 1” në botë. “Po luftoj për të qenë numri 1, është diçka që dua ta arrij sa më shpejt”, deklaroi fituesi i Roland Garros dhe Wimbledon këtë sezon.

Distanca midis Sinner dhe Alcaraz është 450 pikë: 6410 për Jannik dhe 5960 për Carlos dhe parakalimi mund të ndodhë që në turneun Masters të Sinsinati. Alcaraz mund ta kapërcejë Sinner nëse do të arrinte të fitonte titullin në Sinsinnati, por italiani nuk duhet të shkojë përtej gjysmëfinales.

“Të përfundoj vitin si numri 1 është një nga synimet e mia kryesore tani. Mezi pres ta bëj dhe le të shohim”, tha spanjolli, aktualisht numri 3 i botës. Tani për tani, megjithatë, ai pozicion i përket Sinner dhe mbrojtja mund të jetë e lehtë, të paktën deri në US Open, pasi ka më pak pikë për të mbrojtur se Alcaraz dhe Gjokoviq/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat