Tenisti italian fiton titullin Masters në Cincinati

Tenis

Tenisti italian fiton titullin Masters në Cincinati

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:40
Janik Siner

Mbetet ende një mister i këtij sporti.

Janik Siner gjithsesi nuk dëshiron të mendojë për asgjë tjetër, përveçse për të fituar, dhe ia ku erdhi suksesi I radhës.

Tenisti italian triumfoi në Turneun Masters në Sinsinati, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar finalen pas një ore e 36 minutash lojë.

Rivali I tij amerikan, Frensis Tiafo, luftoi fort në setin e parë, por u dorëzua në të dytin.

Rezultati ishte 7-6 e 6-2.

Amerikani ishte pranë fitores në setin e parë, ndonëse Siner nuk u dorëzua dhe ia doli.

Kampioni 23-vjeçar vazhdon të tregohet shumë i aftë në ndeshjet finale, pasi ka fituar 15 të tilla nga 19 që ka luajtur në karrierë.

Siner mbetet numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, ndonëse për shumë muaj nuk I kishte përmbushur pritshmëritë.

Pasi fitoi Grand Slemin në Australian Open vitin e kaluar, të gjithë menduan se italiani do të ishte ylli I ri I tenisit botëror, por spanjolli Alkaraz dhe Novak Gjokoviç u treguan më të fortë sesa ai.

Ndoshta tani situata do të ndryshojë.

Këtë do ta tregojë turneu i madh i radhës, US Open në Nju Jork, ku Siner do të jetë favorit, por ku do të luajnë edhe Alkaraz e Gjokoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat