Sinner rezulton pozitiv në testet anti-doping, por Gjykata nuk e ndëshkon

Tenis

Sinner rezulton pozitiv në testet anti-doping, por Gjykata nuk e ndëshkon

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 15:01
Jannik Sinner

Jannik Sinner ka rezultuar pozitiv. Ky është lajmi i bujshëm që “shokoi” botën e tenistit botëror.

23 vjeçari italian sapo mbylli me sukses Turneun e Masterit Cinicinnati, ku arrit të triumfonte, por menjëherë u bë pjesë e një problematike shumë të rëndë.

Pas kryerjes së analizave tenisti italian rezultoi pozitiv pasi rezultoi se kishte marrë një substancë të ndaluar të quajtur Clostebol.

Sipas Gjykatës së Pavarur, trajneri atletik i Sinner  kishte përdorur një spray të blerë në farmaci për të trajtuar një prerje në gishtin e tij. Pasi produkti, që përmban substancën e diskutueshme, ishte aplikuar, fizioterapisti e trajtoi tenistin italian me një masazh pa përdorur doreza dhe duke shkaktuar kështu kontaminim.

Por për faktin se Sinner nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për marrjen e kësaj substance dhe nuk ka treguar asnjë lloj neglizhence në përgatitjen e tij për turneun, nuk mori asnjë ndëshkim për vijueshmërinë e aktivitetve nga ana gjykatës.

Gjithashtu  ATP, (shoqata ndërkombëtare e tenistëve botëror) ,të cilët madje në një deklaratë lidhur me këtë çështje inkurajuan që edhe tenistë të tjerë të tregojnë kujdesin makismal së bashku me ekipet e tyre drejt përgatitjes dhe ndjekses së protokolleve të miratuara, në mënyrë që të shmangen çfarëdolloj problematike lidhur me pjesëmarrjen e tenistëve në tunetë ndërkombëtar.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat