Kaos pasi “numri 1” në botë doli me doping

Tenis

Kaos pasi “numri 1” në botë doli me doping

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:30
Jannik Sinner

Numri 1 në botë për meshkuj në tenis, italiani Jannik Sinner, pas triumfit në turneun Masters të Sinsinati pak ditë më parë ka zbuluar se ka dalë pozitiv me doping. Substanca e ndaluar është clostebol dhe vlerat janë të papërfillshme.

Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) ka vendosur ta nxjerrë të pafajshëm tenistin, pasi ka dëgjuar versionin e tij.

Ai është kontaminuar gjatë një masazhi nga masazhatori i tij.

Ky i fundit, kishte lyer gishtin e dëmtuar me një krem që përmbante këtë substancë të ndaluar dhe ai ka depërtuar te tenisti.

Është marrë vendimi që Sinner të humbasë 400 pikët e finales dhe premion prej 300 mijë eurosh që fitoi në turneun e Sinsinati. Kjo i jep mundësi italianit të luajë në grand slam të US Open, që nis pas disa ditësh në Nju Jork. Gjithsesi, situata duket ende kaotike, pasi pritet që Agjencia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) të flasë.

Pritet që WADA të apelojë vendimin pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (TAS në Lozanë) dhe ka dy javë kohë (deri më 6 shtator, kur ka nisur US Open). Gjithsesi, Federata Ndërkombëtare e Tenisit e ka nxjerrë të pafajshëm Sinner pasi ka dëgjuar shpjegimin e tij, duke i dhënë mundësi të vijojë të luajë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat