Muharremi kalon në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024

Tenis

Muharremi kalon në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 20:56
Learta Muharremi

Tenistja nga Kosova, Learta Muharremi është plasuar në finale të turneut Tennis Europe Peja Open 2024 që po zhvillohet në kompleksin sportiv “Arben Zeka” në Brestovik të Pejës.

Në meçin gjysmëfinal Muharremi eliminoi tenisten turke Naz Dededouglu me 2-0 në sete, 6/0 dhe 6/4.

Në finale për kundërshtare do ta ketë tenisten nga Mali i Zi, Anja Adamovic e cila në gjysmëfinalen tjetër ishte më e mirë se maqedonasja Anastasija Arsovska.

Në konkurencën e meshkujve në finale do të përballen maqedonasi Marko Aleksovski dhe tenisti nga Serbia Dimitrije Gligorov.

Aleksovski në gjysmëfinale eliminoi eliminoi Alex Priftin nga Shqipëria me 6/1 dhe 6/1 derisa Gligorov ishte më i mirë se bartësi i parë Aleksandar Grujic (7/6 , 4/6 , 6/4).

Meçet finale do të zhvillohen të premtën me fillim në ora 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat