Alcaraz mbreti i fitimeve në tenis

Tenis

Alcaraz mbreti i fitimeve në tenis

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 06:55
Carlos Alcaraz

Carlos Alcaraz është tenisti që ka arkëtuar më shumë se çdo atlet tjetër në këtë sport në vitin e fundit kalendarik.

Revista Forbes ka përpiluar renditjen e tenistëve më të paguar në 12 muajt e fundit dhe renditja ofron pamje interesante.

Spanjolli Alcaraz ka fitime prej 42.3 milionë Dollarësh. 10.3 nga shpërblimet për trofetë e fituar dhe 32 milionë në sponsorizime.

Carlos fitoi dy nga tre Grand Slams në vitin 2024 (Roland Garros dhe Wimbledon) dhe fitoi Masters-1000 në Indian Wells.

Në vend të dytë edhe Novak Djokoviç, me 12.2 milionë dollar nga trofetë. Ai fitoi medaljen e artë në Olimpiadë. Sa i përket sponsorizimeve, janë 25 milionë. Fitimet totale janë 37.2 milionë.

Në vend të tretë është një nga femrat e këtij sporti. Coco Gauf ka grumbulluar mbi 7 milionë nga shpërblimet dhe 20 nga sponsorizimet për një total prej 27.1 milionë dollarë në 12 muajt e fundit.

Treshen më të paguar të tenisit e ndjekin Iga Swiatek me gjithsej 26.7 milionë dollarë.

Italiani Jannik Sinner, është në vend të pestë të kësaj renditjeje me 26.6 milionë të fituara në 12 muajt e fundit.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat