US Open vijon pa befasi

Tenis

US Open vijon pa befasi

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:36
Coco Gauf

Ka nisur raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis, turneu i fushave me çement që zhvillohet në Nju Jork.

Avancon më tej amerikani Taylor Fritz, që eliminoi italianin Matteo Berrettini, ndërsa rusi Andrey Rublev mundi 3-2 Arthur Rinderknech. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Alexander Zverev, Lorenzo Musetti e Grigor Dimitrov.

Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauf mundi 2-0 (6-4, 6-0) Tatjana Maria.

Nuk zhgënjejnë as tenistja ukrainase Elina Svitolina e ajo bjelloruse Victoria Azarenka, që shkojnë në raundin e tretë bashkë me Aryna Sabalenka e Qinwen Zheng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat