Iga Swiatek e mposht japonezen, Ena Shibahara

Tenis

Iga Swiatek e mposht japonezen, Ena Shibahara

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 17:20
Iga Swiatek

Top-tenistja Iga Swiatek hyri në raundin e tretë të US Open me një fitore bindëse ndaj japonezes Ena Shibahara.

Pesë herë fituesja e garave të mëdha humbi vetëm një “gem” kundër Shibaharas.

Swiatek, 23 vjeçe, nuk u përball me asnjë “break point” pasi e arriti fitore pothuajse të pastër me 6-0 6-1 në 65 minuta.

Ish-kampionia e Wimbledon-it, Elena Rybakina, u tërhoq nga ndeshja e saj në raundin e dytë kundër francezes Jessika Ponchet për shkak të “lëndimeve”, duke ia dhuruar numrit 143 të botës një fitore të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat