Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë në grand slam të US Open, duke përcaktuar tenistët më të mirë që avancojnë më tej.
Numri 1 për meshkuj, italiani Jannik Sinner, avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Christopher O’Connell (6-1, 6-4, 6-2).
Një biletë për më tej siguron edhe rusi Daniil Medvedev, që mundi 3-0 Flavio Cobolli. Kualifikohet edhe austyraliani Alex de Minaur.
Te femrat, fiton numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek. Ajo mposhti 2-0 (6-4, 6-2) Anastasia Pavlyuchenko.
Më tej kualifikohet edhe tenistja daneze Caroline Wozniacki, ajo italiane Jasmine Paolini dhe ajo amerikane Jessica Pegula.