Në qendrën ku stërvitet një nga tenistët më të talentuar në SHBA

Tenis

Në qendrën ku stërvitet një nga tenistët më të talentuar në SHBA

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 17:17
Frances Tiafoe

Frances Tiafoe pritej të ishte favoriti në gjysmëfinalen e turneut amerikan të tenisit por ai u mund nga miku i tij, Taylor Fritz. Ishte hera e parë që nga viti 2005 që në një gjysmëfinale të kampionatit amerikan të përballeshin dy amerikanë. Korrespodentët Zërit të Amerikës, Rafael Saakyan dhe Karina Bafradzhian ishin në qendrën ku stërvitet një nga 20 lojtarët më të mirë të tenisit dhe një ndër më të pëlqyerit në Amerikë.

Frances Tiafoe mësoi të luante tenis që në moshën 4-vjeçare në fushat e tenisit në qytetin College Park të Merilendit.

Djali i dy emigrantëve nga Sierra Leone, Frances dhe vëllai i tij binjak Franklin do të kalonin orë të tëra duke u stërvitur në këtë qendër tenisi.

Babai i tyre ndihmoi në ndërtimin e qendrës së tenisit dhe më vonë u punësua aty. Ai u lejua të banonte në këtë qendër me djemtë e tij, kujton një nga drejtuesit e kësaj qendre Alisama Agnamba.

“Kur mbërrita këtu, më shumë se 20 vjet më parë, babai i Frances-it punonte këtu dhe Frances filloi automatikisht të luante tenis si fëmijë i vogël dhe ra në dashuri me këtë sport”, tregon ai.

Tiafoe ka punuar shumë për të arritur ketë sukses. Dy vjet më parë ai fitoi sfidën përballë tensitit spanjoll, Rafael Nadal, dhe po ashtu dy vjet më parë ai u bë afrikano-amerikani i parë në kampionatin amerikan të teneisit që nga Arthur Ashe, emrin e të cilit mban edhe stadiumi kryesor ku mbahet ky turne.

“Ishte pothuajse gjithmonë e dukshme se ai ishte një talent i madh këtu. Dëgjoja kaq shumë vlerësime nga trajnerët që punuan me të”, tregon Aisha Henderson, punonjëse në qendrën JTCC.

Ndërsa motrat Serena dhe Venus Williams kanë korrur suksese në turnetë e tenisit për femra, për një kohë të gjatë nuk ka patur lojtarë kaq të talentuar në tenis mes meshkujve afrikano-amerikanë.

Fama e tij ka qënë pjesë e një serie dokumentarësh në ‘Netflix” kushtuar lojtarëve të tenisit të quajtur “Break Point”. Sportisti Tiafoe, aktualisht i 20 në rang botëror, nuk e harron vendin ku filloi gjithçka.

“Kjo është shtëpia e Frances. Ai është gjithmonë këtu. Kur ai është në Merilend, e kalon kohën këtu. Atij i pëlqen të vijë këtu, të luajë me disa nga të rinjtë tanë më të mirë dhe të jap autografe”, tregon Alisama Agnamba.

Lojtarët e rinj në këtë qendër thonë se ëshë e mahnitshme të kesh një shans për të luajtur me Frances.

“Ai është një frymëzim vërtet i mirë për të gjithë në akademi. Kur ai vjen, të gjithë vijnë për ta parë atë të stërvitet. Ai është gjithmonë shumë pozitiv me të gjithë”, tregon Legan Thomas, një tenisti i ri në qendrën JTCC.

“Të gjithë mund ta shohin se ai argëtohet shumë në fushë dhe është shumë emocionuese ta shikosh duke luajtur! Ai është një djalë i mrekullueshëm në përgjithësi”, thotë Kalista Papadopoulos, teniste në qendrën JTCC.

Frances Tiafoe pritej të ishte favoriti në gjysmëfinalen e turneut amerikan të tenisit (US Open) por ai u mund nga miku i tij Taylor Fritz. Ishte hera e parë që nga viti 2005 që në një gjysmëfinale të kampionatit “US Open” përballeshin dy amerikanë.

Fritz nuk do të përballet me një legjendë si Federer në ndeshjen e kampionatit të së dielës, por atij do t’i duhet të kalojë numrin një të botës, Jannik Sinner për t’u bërë amerikani i parë që fiton një trofe që nga koha kur Roddick fitoi në Nju Jork në vitin 2003./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat