Aryna Sabalenka, “mbretëresha” e re e US Open

Tenis

Aryna Sabalenka, “mbretëresha” e re e US Open

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 12:21
Aryna Sabalenka

Aryna Sabalenka është “mbretëresha” e re e US Open. Për herë të parë kampione në Nju Jork, bjellorusia mundi amerikanen Jessica Pegula, n. 6 në botë, 2-0 (7-5, 7-5) në më pak se dy orë lojë.

Një ndeshje e diktuar nga tensioni nga të dyja palët, e menaxhuar më mirë nga Sabalenka, duke fituar kështu Grand Slamin e tretë të karrierës së saj dhe të dytin sezonal pas Australian Open.

Aryna Sabalenka çlirohet dhe kompenson humbjen e vitit të kaluar, kur Coco Gauff e mposhti në finalen e US Open.

Skenari rrezikon të përsëritet kundër Jessica Pegula, e cila nuk dorëzohet dhe rrezikon të përmbysë parashikimet, por në fund është Sabalenka ajo që feston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat