Sinner rikthehet në shtëpi si triumfues

Tenis

Sinner rikthehet në shtëpi si triumfues

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 11:33
Jannik Sinner

Jannik Sinner u kthye në Itali me trofeun e US Open dhe destinacioni i tij i parë ishte shtëpia e prindërve të tij. Avion privat dhe helikopter, por pa festë zyrtare. Disa ditë pushimi e presin atë në malet e tij të dashura përpara se të transferohet në Bologna të dielën për të luajtur me kombëtaren “azzurre” në Davis Cup.

Më pas, nisja për në udhëtimin aziatik, me angazhimet e ATP 500 në Pekin dhe Masters 1000 në Shangai drejt finales së ATP në nëntor në Torino. Të paktën këto janë turnetë e konfirmuara nga numri 1 në botë për meshkuj në tenis, që ka ende edhe një plagë të hapur nga akuzat për përdorim dopingu.

Mbi kokën e tij duket ende hija e WADA. Kur çështja e dopingut dukej e zgjidhur dhe e varrosur, agjencia botërore antidoping njoftoi se kishte kërkuar informacione të reja për të vendosur nëse do të apelojë apo jo vendimin për të nxjerrë Sinner të pafajshëm nga Federata Ndërkombëtare e tenisit.

Ai doli pozitiv për clostebol në mars gjatë turneut Indian Wells, në një sasi thuajse të papërfillshme. Sinner sqaroi gjithcka dhe për këtë doli i pafajshëm, por janë ende edhe 10 ditë të tjera për të mësuar nëse WADA do të apelojë vendimin në TAS të Lozanës. Në këtë rast, do të hapej një procedurë arbitrazhi për të vendosur.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat