Rafael Nadal: Jam i zhgënjyer që duhet t'ju them këtë

Tenis

Rafael Nadal: Jam i zhgënjyer që duhet t'ju them këtë

Nga: K. G. Më: 12 shtator 2024 Në ora: 23:30
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë të ditur se nuk do të garojë në ‘Laver Cup{, i cili do të zhvillohet më 20-22 shtator në Berlin.

Shkaku i një lëndimi do të mungojë.

“Jam shumë i zhgënjyer të ndaj me ju se nuk do të jem në gjendje të garoj në ‘Laver Cup’ në Berlin javën e ardhshme.

Ky është një kompeticion ekipor dhe për të mbështetur vërtet Team Europe duhet të bëj atë që është më e mira për ta dhe për momentin ka lojtarë të tjerë që mund ta ndihmojnë ekipin të fitojë.

Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme, emocionale kur luaja në ‘Laver Cup’ dhe mezi prisja të isha me shokët e skuadrës.

I uroj ekipit të Evropës fat të mirë dhe do t'i bëj tifo nga larg“, - tha mes të tjera Nadal.

Kujtojmë se spanjolli me eksperiencë garoi për herë të fundit në Lojërat Olimpike në Paris.

Pas kësaj ai anuloi pjesëmarrjen në US Open dhe me gjasë nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat