Rikthimi i Rafael Nadal në fushë është shtyrë sërish. Spanjolli do të mungojë në turneun Laver Cup, një event ku përballen tenistët më të mirë nga Europe dhe ata nga bota. Në këtë event, dy vite më parë bëri tërheqjen e tij nga sporti Roger Federer, një turne i ideuar prej tij.
Nadal, përmes faqes zyrtare të këtij eventi, zbuloi mesazhin e tërheqjes: “Kjo është një garë ekipore dhe për të mbështetur vërtet “Team Europe” duhet të bëj atë që është më e mira për ta. Në këtë moment ka lojtarë të tjerë që mund ta ndihmojnë ekipin të fitojë”.
“Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme dhe emocionuese nga luajtja në Laver Cup dhe mezi prisja të ribashkohesha me shokët e skuadrës dhe Bjorn Borg në vitin e tij të fundit si kapiten. I uroj ekipit të Europës fat më të mirë të mundshëm dhe do t’i bëj tifo nga larg“, tha Nadal.
Laver Cup është planifikuar në Berlin fundjavën e ardhshme, nga 20 deri më 22 shtator. Tërheqja e Nadal është shoqëruar edjhe me ato të Alex De Minaur dhe Tommy Paul, të zëvendësuar nga Francisco Cerundolo dhe Thanasi Kokkinakis. Ndërsa vendin e Nadal do të zërë Gregior Dimitrov