Edhe tenistët ngrenë zërin, shpërthen Alcaraz

Tenis

Edhe tenistët ngrenë zërin, shpërthen Alcaraz

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:23
Carlos Alcaraz

Jo vetëm futbollistët por ede tenistët po ankohen gjithnjë e më shumë në lidhje me shtimin e numrit të turneve dhe ndeshjeve, cka e bën thuajse të pamundur pjesëmarrjen në secilin prej tyre.

Kjo bën që shpesh tenistët të lënë pikë rrugës, duke mos mbrojtur dot fitoret e një viti më parë.

Ai që ka ngritur zërin është spanjolli Carlos Alcaraz, numri 3 në botë, që nga Mynihu, ku po luan në Laver Cup, lëshoi alarmin: “Ne luajmë shumë dhe kjo na detyron të përballemi me probleme fizike. Ato janë frika ime e vetme”.

Më tej, Alcaraz shtoi, duke akuzuar drejtuesit e ATP-së: “Disi ata do të na vrasin duke luajtur kaq shumë. Në këtë fazë, shumë tenistë të mirë rrezikojnë të humbasin turnetë e tyre për shkak të lëndimeve”.

“Ndonjëherë ndodh që nuk dua të shkoj dhe të luaj një turne. Nuk gënjej kur them se jam ndjerë kështu disa herë. Kam thënë vazhdimisht se luaj tenisin tim më të mirë kur mund të buzëqesh dhe të argëtohem në fushë”, tha Alcaraz, që këtë vit ka luajtur deri më tani 50 ndeshje, duke fituar 41 dhe duke humbur 9.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat