Federer rikthehet nga pensioni ë paku për një ditë

Tenis

Federer rikthehet nga pensioni ë paku për një ditë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:12
Roger Federer

Roger Federer mund të rikthehet nga paneisoni, të paktën për një ditë.

Agjenti i tenistit të mirënjohur zviceran, Toni Godsik, ka bërë të ditur se Roxher me siguri do të pranojë të jetë pjesë e një ndeshjeje ekzibicionale kundër Rafael Nadall, në të cilën spanjolli do t’i jepte lamtumirën tenisit.

“Mendoj se nuk ka dyshim për këtë. Roxheri dhe Rafa duan të punojnë së bashku dhe kjo do të ishte një histori e mrekullueshme”, tha Godsick.

Federer dhe Nadal kanë luajtur bashk në disa ndeshje ekzibicionale.

Në vitin 2020, ata garuan në Republikën e Afrikës së Jugut dhe ishin pjesë e spektaklit me terrenin gjysmë me dhe dhe gjysmë me barë në Majorka. Ndryshe Federer dhe Nadal ishin rivalë të mëdhenj gjatë gjithë karrierës së tyre. Ata zhvilluan 40 ndeshje dhe rezultati i ndërsjellë është 24-16 për Nadalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat