Alkaraz mund Siner në finalen maratonë të Pekinit

Tenis

Alkaraz mund Siner në finalen maratonë të Pekinit

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 17:22
Alkaraz

Finale legjendare në Pekin ku Alkaraz mundi Siner pas një dueli që zgjati 3 orë e 21 minuta në tri sete (6-7, 6-4, 7-6).

Siner luajti një lojë të fortë madje në fund kishte një avantazh të konsiderueshëm përballë spanjollit pasi në tiebreakun final humbi edhe pse ishte në avantazh 3-0.

Me këtë humbje Siner pëson disfatën e parë pas 14 fitoresh radhazi.

Italiani kishte pësuar humbjen e fundit në Montreal përballë Rublev.

Për Siner, Alkaraz mbetet një tabu pasi në 2024 nuk e ka mposhtur asnjë herë. Triumfi në Pekin për spanjollin ishte i 16-ti në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat