Wimbledon po i jep fund një tradite 147-vjeçare, prezanton ndryshimin e madh

Tenis

Wimbledon po i jep fund një tradite 147-vjeçare, prezanton ndryshimin e madh

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:57
Alkaraz

Wimbledon do të thyejë traditën dhe do të zëvendësojë gjyqtarët e linjës me një sistem kontrolli elektronik nga kampionati i tenisit të vitit të ardhshëm.

Pamja e gjyqtarëve anësor të veshur në mënyrë të përsosur që qëndrojnë ose struken anash dhe prapa fushave me bar ka qenë një shenjë dalluese e këtij turneu Grand Slam për 147 vite.

Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm është marrë vendim që ‘syri i njeriu’ të ndryshohet me një kontroll të sistemit elektronik.

Kontrolli i linjave nëpërmjet një sistemi elektronik është përdorur për herë të parë në një eksperiment në vitin 2017 në finalen e turneut ATP në Milano.

Kjo teknologji hyri në përdorim të gjerë gjatë pandemisë së coronavirusit COVID-19 dhe do të përdoret në të gjitha turnetë ATP nga viti 2025.

Australian Open dhe US Open tashmë kanë zëvendësuar linjat me një sistem elektronik, ndërsa Roland Garros ende mbështetet në syrin e njeriut.

Gjyqtarët kryesor do të mbahen edhe më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat