Alcaraz zhgënjen në turneun e Shanghait

Tenis

Alcaraz zhgënjen në turneun e Shanghait

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:44
Sinner e Alcaraz

Humbja befasuese e tenistit spanjoll Carlos Alcaraz në çerekfinalen e turneu Masters 1000 në Shangai, jo vetëm që i hapi rrugën Jannik Sinner për të shkuar në finale, por i dha atij mundësinë për ta mbyllur vitin 2024 në krye të renditjes botërore.

Sinner ndodhet në krye të renditjes që prej qershorit të këtij viti dhe tashmë tenisti italian ka më shumë se 3.000 pikë epërsi ndaj rivalit spanjoll në renditjen e prëgjithshme. Matematikisht është e pamundur që të ndodhë përmbysja deri më datën 31 dhjetor.

Sinner është ende në garë në turneun kinez pas fitores ndaj rusit Daniil Medvedev në çerekfinale.

Pas këtyre takimeve, italiani ka 3.020 pikë më shumë se Alcaraz, ndërkohë që në lojë në turnetë e mbetura janë 3.500 pikë. Port ë dy tenistët kanë bërë planet e tyre, ndaj praktikisht është e pamundur të ndodhë rokada.

Përpoës kësaj, Alcaraz i duhet të fitojë të gjitha turnetë e mbetura (Bazel, Vjenë, Paris, finalet ATP në Torino) për t’ia dalë mbanë të parakalojë Sinner. Por ai nuk është regjistruar në dy turnetë e parë, ashtu sikurse Sinner, ndaj italiani për herë të parë në karrierë e mbyll vitin si “numri 1 në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat