Tenisti italian Jannik Sinner dhe ai spanjoll Carlos Alcaraz janë dy finalistët e turneut “Six Kings Slam”, turneu “show” që po zhvillohet në Arabinë Saudite. Një turne ku marrin pjesë 6 tenistët më të mirë në botë.
Dhe, ashti sikurse pritej, në finale do të luajnë numrat 1 dhe 2 në botë. gjithsesi, për ta nuk ka qenë aspak e lehtë kualifikimi. Sinner mposhti pas 2 orësh e 30 minutash lojë serbin Novak Gjokoviq me rezultatin 2-0 (6-2, 6-7, 6-4).
Kjo është fitorja e dytë e italianit ndaj Djokovic brenda 5 ditësh, gjë që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë. Një sfidë me rivalitet dhe emocione, por duket se Sinner tashmë është në një orbitë tjetër.
Në gjysmëfinalken tjetër, Alcaraz mundi 2-0 (6-3, 6-3) patriotin e tij Rafael Nadal, që do të tërhiqet nga sporti pas një muaji. Një ndeshje që zgjati një orë e 15 minuta, me Alcaraz që pati epërsi të madhe në fushë ndaj legjendës Nadal.
Ky turne zhvillohet për herë të parë dhe nuk jep pikë në renditjen ATP. Por, e veçanta e tij është se pjesëmarrësit (6 të tillë) kanë marrë nga 1.5 milionë dollarë vetëm për pjesëmarrjen. Ndërsa fituesi do të përfitojë 6 milionë dollarë.
Përveç finales së madhe mes Sinner dhe Alcaraz, që do të luhet për çmimin e madh, do të zhvillohet edhe “finalja e vogël”, për vendet 3-4 mes Djokovic dhe Nadal. Një mundësi për të parë sërish në fushë dy yjet e këtij sporti.